Bujanoc: Në shkollën e mesme "Sveti Sava" priten edhe nxënësit refugjatë për 2017/2018
Në shkollën e mesme në gjuhën serbe "Sveti Sava" në Bujanoc për vitin shkollorë 2017/2018 do të vijojnë mësimet afro 430 nxënës por pritet që edhe refugjatët të fillojnë mësimet.Drejtoresha e kësaj shkolle Biserka Joviq ka thënë për “bujanovacke” se ka interesim edhe nga shkollat tjera për regjistrim në këtë institucion shkollorë dhe se pritet edhe inkuadrimi I fëmijëve nga qendrat e pranimit të refugjatëve.
Ajo ka shpjeguar se ministria ka mbajtur një trajnim se si duhet të punohet me këtë kategori të nxënësve.
Në shkollën e vetme të mesme në gjuhën serbe në komunën e Bujanocit funksionojnë drejtimi i makinerisë, ekonomik, edukatore për motër medicinale dhe kuzhinës./Titulli.com/